
KF Arsimi 1973 informon opinionin sportdashës se Kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut për edicionin e ri do të nisë më 8 Gusht 2025.
Në përputhje me marrëveshjen trepalëshe të arritur mes Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM), klubit tonë dhe Arena Sport, të drejtat televizive të ndeshjeve tona do t’i takojnë Arena Sport. Tifozët dhe mbështetësit tanë do të kenë mundësi t’i ndjekin drejtpërdrejt të gjitha ndeshjet e KF Arsimit në transmetimet e kësaj platforme televizive prestigjioze.
Gjithashtu, KF Arsimi ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratave me një pjesë të lojtarëve ekzistues, ndërsa janë afruar edhe emra të rinj, prezantimi i të cilëve do të bëhet gjatë ditëve në vijim përmes kanaleve tona zyrtare.
Faza përgatitore e skuadrës do të nisë më 1 Korrik, ndërsa faza e dytë do të zhvillohet në qytetin e Ohrit, në kushte të përshtatshme për përgatitjet e duhura para sezonit të ri.
Në kuadër të përgatitjeve, janë bërë plotësime dhe përmirësime edhe në sferën organizative të klubit, duke forcuar strukturën tonë teknike dhe administrative.
KF Arsimi do të vazhdojë të mbajë opinionin e gjerë të informuar në mënyrë të rregullt dhe transparente për çdo zhvillim të rëndësishëm.
Me respekt,
KF Arsimi
1973 Çegran
Lajme të ngjashme
Nuk ka lajme të ngjashme për momentin.